18.7 C
Pristina
Sunday, October 1, 2023

A duhet të zëvendësohet Lajçaku nga BE-ja? Kështu përgjigjet Kurti

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka ashpërsuar gjuhën në drejtim të emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit të 14 shtatorit.

- Advertisement -

Kurti, në konferencë për media e ka akuzuar Lajçakun për koordinim paraprak me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, përpara takimit në Bruksel.

Shefi i Qeverisë, pas deklaratave të ashpra ndaj Lajçakut, është pyetur nëse duhet të zëvendësohet si ndërmjetës nga BE-ja. Kurti ka thënë se deklarimet e fundit duhet të jenë të mjaftueshme për llogaridhënie në BE.

- Advertisement -

“Emisari evropian Lajçak natyrisht që nuk më jep llogari mua si kryeministër i Kosovës. Ai duhet t’i japë llogari BE-së. Ajo çfarë kam thënë ditët e fundit është më së e mjaftueshme për këtë llogaridhënie”, ka deklaruar ndër të tjera kryeministri.

Në anën tjetër, kryeministri Kurti beson se Kosova ka ndërmarrë të gjitha hapat e duhur për de-eskalimin e situatës në veri. Sipas tij, masat ndëshkuese ndaj Kosovës tashmë janë të pakuptueshme.

“Së pari, çështja e masave dhe heqjes së tyre ka të bëjë kryekëput me de-eskalimin e situatës në veri të Kosovës. Nuk ka të bëjë me dialogun. Masat ne i kemi për shkak të përpjekjeve për destabilizim dhe dhunës në veri të Kosovës. Ne e kemi thënë që në krye të herës se ne i kemi emrat dhe mbiemrat e atyre që i shkaktuan këtë. De-eskalimi në masë të konsiderueshme ka ndodhur. Ajo çfarë ne duhet të kemi kujdes është mundësia e ri-eskalimit dhe adresa për potencialin e ri-eskalimit nuk është në Prishtinë por Beograd. Nënshkrimi i udhëzimit administrativ para pak ditësh do të duhej që ta bënte të natyrshme heqjen e masave ndaj Kosovës. Shto këtu zvogëlimin e Policisë së Kosovës dy herë me nga 25 për qind, pa dyshim që masat nuk kanë asnjë kuptim”, deklaroi më tutje ai.

- Advertisement -

Kryeministri Kurti po mban konferencë bashkë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi për raportim pas takimit të 14 shtatorit.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -