fbpx
9.8 C
Pristina
E enjte, 8 Dhjetor, 2022
- Advertisement -

A do të paguanit 57 mijë dollarë për t’u varrosur i gjallë?

Shumica e njerëzve i frikësohen vdekjes dhe me arsye të mirë. Por një kompani ruse po u ofron klientëve të saj mundësinë të marrin pjesë në funeralin e tyre dhe të përjetojnë varrosjen e gjallë për 57,000 dollarë.

Siç pretendon kompania, në këtë mënyrë do të ndihmojë të interesuarit të përballen me fobitë e tyre.

- Advertisement -

Themeluesja e kompanisë Yakaterina Preobrazhenskaya njoftoi sipërmarrjen e saj të re e cila premton t’i ndihmojë klientët e saj të zbulojnë talente të reja dhe “aftësi psikike”, por më e rëndësishmja të merren me “frikat dhe ankthet “ e tyre.

Preobrazhenskaya e përshkroi ofertën si “një lëvizje të fuqishme për të Iuftuar për veten dhe të ardhmen tuaj të lumtur . ”

- Advertisement -

Janë dy paketa të ofruara nga kompania për të interesuarit për të përjetuar përvojën e paprecedentë: Paketa e lirë dhe ajo e shtrenjtë. ” Funerali në internet”, i cili kushton rreth 15,000 dollarë dhe faturohet si “terapia e stresit për frikën dhe ankthin” – dhe funerali “me zhytje të plotë” , i cili varros klientët deri në një orë.

Paketa e shtrenjtë prej 57 mijë dollarësh përfshin një ceremoni të plotë fetare dhe një “ringjallje të detyrueshme” që supozohet të rinovojë “vullnetin për të jetuar” të personit.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -