8.6 C
Pristina
E diel, 4 Dhjetor, 2022
- Advertisement -

A do të ketë marrëveshje finale? Seferi tregon se çka po thuhet në Serbi

Idro Seferi, korrespodenti nga Beogradi, thotë se në Serbi në vazhdimësi po tentohet që të akuzohet Kosova që nuk është e gatshme për dialog.

- Advertisement -

“Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka folur minuta më parë në Radio Televizionin e Serbisë ku ka thënë se kryeministri, Albin Kurti, që ka zero pragmatizëm dhe nuk është lehtë të biesh dakord me të. Ajo ka folur edhe për çështjen e marrëveshjes finale që përgatitjet për një gjë të tillë sipas saj duhet të kthehen tek marrëveshja e parë e Brukselit për shkak se Kurti nuk është duke e respektuar as atë marrëveshje”.

Lexo Edhe:

Ja vrasësi i prostatës! Burrat duhet ta lexojnë tani!

- Advertisement -

Vuçiq habit me vendimin e fundit, shkak ngjarjet me Kosovën – Gazeta Expre…

Seferi, në Rubikon në Klan Kosova, tha se ushtria e Serbisë  është në gjendje gatishmërie pasi sipas tyre gjendja është shumë serioze.

Seferi tregoi se vetë fakti që ministri i ri i Mbrojtjes së Serbisë ka shkuar për të vizituar ushtrinë tregon se mund të ketë mobilizim më të madh.

- Advertisement -

“Zyrtarë të ndryshëm kanë folur për këtë çështje, pasi në Serbi çështje kryesore është fakti që sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë kanë fluturuar dy dronë të panjohur dhe nuk janë bërë publikë se të kujt janë dhe është publikuar një lajm bashkë me videon nga kjo ministri që kanë fluturuar pranë kufirit me Kosovën”.

“Sipas autoriteteve këtu këta dy dronë kanë vëzhguar dy kazerma ushtarake në Mërdare dhe Rashkë dhe nga aty ministri i Mbrojtjes serb, ka deklaruar se ushtria është e gatshme për çdo urdhër që vjen nga presidenti, Aleksandar Vuçiq, pasi situata sipas tyre gjendja në Kosovë nuk është stabile”, tha Seferi.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -