5C
Pristina
27 Shkurt, 2021 - 10:34

A do të bëhet Arben Vitia kryeministër deri në shtator?

Lëvzija Vetëvendosje është në hall të madh si të procesojë tutje pas fitores plebishitare. Problemi kryesor është tek kontetstimi evetual i Albin Kurtit si kryeminstër nga partitë opozitare shkruan Kosova ime.

Pasi ai ishte i dënuar dhd iu ndalua pjesëmarrja në zgjedhje, lehtë mund të dërgohet në Kushtetuese edhe zgjedhja e tij për kryeministër.

Burime të portalit Kosova ime të afërta me Vetëvendosjen kanë thënë që po shqyrtohet opcioni B.

” Albinit i skadon ndalesa tre vjeçare në shtator. Deri atëherë është duke u diskutuar që kryeminstër i përkohshëm të jetë Arben Vitia. Kësisoj do të luhej në kartë të sigurtë”, thanë këto burime, shkruan Kosova ime.

Vendimi nuk është marrë ende.

Sidoqoftë, kontestimi eventual në Kushtetuese i zgjedhjes së Kurtit do të hapte shumë telashe. Një ndalesë eventuale do të thoshte që vendi ose do të shkonte sërish në zgjedhje, ose përfundimisht kryeministër të ishte dikush tjetër.

Në Kushtetutë as në Ligjin për Zgjedhje nuk sanksionohet zgjedhja e Kryeministrit nëse është i dënuar, siç sanksionohet për deputetë.

Por, Gjykata Kushtetuese ka marrë vendine shpeshherë kontraverze. Edhe tek ndalimi i Kirtit për të qene pjesë e listës zgjedhore ishte tejkalim i kompetencave pasi Gjykata Kushtetuese kishte interpertuar ligje, kur ka kompetenca të interpretojë vetëm Kushtetutën.

Kompetenca e interpretimit të ligjeve i takon Gjykatës Supreme e cila kishte lejuar raste të ngjashme më herët të marrin pjesë në zgjedhje.

Sidoqoftë, Kurti kishte vepruar ngjashëm edhe më herët në tejkalimin e këtyre pengesave. Kur ia ndalonte statusi i Vetëbendosjes që të jetë kryetar vetëm dy mandate, ai kishte zgjedhur si kryetar Visar Imerin në mënyrë që të mos e digjte mandatin e dyte, duke e ruajtur për më vonë./kosovaime.tv

Të fundit

Të tjera nga rubrika