-3.4 C
Pristina
16 Janar, 2021 - 04:05

94-vjeçari telefonon policinë: Kam nevojë të bëj dolli me dikë për Krishtlindje

Një 94-vjeçar në Itali ka bërë bujë në lajmet e mediumeve italiane për festën e Krishtlindjeve, pasi për të mos festuar i vetëm këtë festë zgjodhi të thërriste Policinë t’i bënte shoqëri.

- Advertisement -

“Jam 94-vjeçar, i vetmuar në shtëpi. Nuk më mungon asgjë, por kam nevojë për një person me të cilin mund të bëj dolli për Krishtlindje”, ka qenë thirrja që italiani 94-vjeçar Alto Reno i ka bërë policisë për të festuar me dikë tjetër Krishtlindjen.

Dy policë i ishin përgjigjur thirrjes dhe kishin shkuar në shtëpinë e të moshuarve ku ai po i priste.

Ata, siç raportojnë mediat italiane, biseduan me të moshuarin, ngrenë dolli dhe më pas bënë video-telefonatë me familjarët e tij.

Të fundit

Të tjera nga rubrika