13.6 C
Pristina
E premte, 9 Qershor, 2023

9 të vrarë në shkollën fillore në Serbi, nxënësja: U shtriva sipër shokëve që të mendonte se kisha vdekur

- Advertisement -

Të rekomanduara

Tetë nxënës dhe roja i një shkolle fillore në Serbi janë vrarë nga një 14-vjeçar mëngjesin e sotëm.

Një nxënëse në klasën ku ndodhi sulmi ka thënë se ai është futur brenda dhe në fillim ka sulmuar mësuesen e historisë më pas është kthyer nga shokët dhe ka nisur që të qëllojë. Raportohet se janë plagosur 6 fëmijë dhe mësuesja. Mediat serbe raportojnë se disa prej të lënduarve janë në rrezik për jetën.

- Advertisement -

Në një prononcim të shkurtër për mediat ajo ka thënë se është shtrirë mbi shokët e vrarë të klasës, që ai të mendonte se edhe ajo ka vdekur.

“Ka filluar të qëllojë rastësisht, ka pasur dy gëzhoja në dorë, fillimisht ka qëlluar mësuesin e historisë dhe më pas ka vazhduar. Ai vrau dy nga miqtë tanë, unë isha u shtriva sipër tyre që ai të mendonte se kisha vdekur. Ai doli nga klasa, të shtënat dëgjoheshin ende. Kur u ngrita, e pashë që shokët kishin vdekur”, ka thënë nxënësja në klasën e së cilët ndodhën të shtënat.

Menjëherë pas njoftimit se në shkollë kishte të shtëna, prindërit nxituan të shkonin në shkollë për të parë gjendjen e fëmijëve të tyre.

Ata janë shprehur të tronditur nga ngjarja, ndërsa nxënësit të trembur nga ajo që panë, thonë mes lotësh se 14-vjeçari qëlloi me breshëri me gjakftohtësi.

- Advertisement -

Mësohet se i mituri, nxënës i klasës së shtatë është arrestuar. Sipas medieve vendase 14-vjeçari kishte marrë armën e babai për të kryer krimin e rëndë.

Ndërkohë, nxënësit e plagosur janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

- Advertisement -
- Advertisement -

Të fundit

Kosova, “viktimë” e Perëndimit për ta shkëputur Serbinë nga Rusia e Kina

Hezitimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për ta goditur Serbinë pas tensioneve të fundit në...

Më shumë