1.6 C
Pristina
E diel, 27 Nëntor, 2022
- Advertisement -

9 muaj Iuftë, shkuan për t’ua nxirë jetën fqinjve, rusët vazhdojnë ta pësojnë keq

Ukrainasit as dy muaj të plotë të këtij viti nuk i jetuan në paqe. Tash e nëntë muaj ata po Iuftojnë kundër ushtrisë ruse, të cilën Vladimir Putini e çoi për ta pushtuar vendin fqinj. Planet e njeriut që po synon krijimin e një perandorie ruse nuk shkuan siç dëshiroi. Këtë muaj, Rusia pësoi humbjen më të madhe në këtë Iuftë.

Rusia pësoi disfatën më të madhe në jug të Ukrainës këtë muaj. Të dielën, në ditën e 271-të të Iuftës në shtetin fqinj, Rusia nisi pothuajse 400 sulme në lindje të vendit, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

- Advertisement -

“Betejat më të ashpra, si më parë, janë në rajonin e Donetskut. Megjithëse pati më pak sulme sot për shkak të përkeqësimit të motit, sasia e bombardimeve ruse për fat të keq mbetet jashtëzakonisht e lartë”, tha Zelensky të dielën.

“Në rajonin e Luhanskut, ne po ecim ngadalë përpara ndërsa Iuftojmë. Deri tani, ka pasur pothuajse 400 sulme artilerie në lindje që nga fillimi i ditës. Rusia ka lëvizur trupat për të përforcuar pozicionet në rajonet lindore të Donetskut dhe Luhanskut pas tërheqjes nga Khersoni”.

Mbi 8,300 civilë raportohet se janë vrarë deri tash në Iuftën që nisi në shkurt të këtij viti. Sipas prokurorit të përgjithshëm, Andriy Kostin, midis të vrarëve janë 437 fëmijë.

- Advertisement -

Ai tha se më shumë se 11.000 njerëz janë plagosur në Iuftën që ka hyrë në muajin e nëntë.

Mark Milley, gjenerali i lartë amerikan, u bë njeriu që dha shifrën më të lartë për ushtarët e vrarë nga të dyja palët. Sipas tij, rreth 100 mijë ushtarë rusë dhe rreth 100 mijë ukrainas u vranë dhe u plagosën në këtë Iuftë.

Ai ka deklaruar se rreth 40 mijë civilë kishin vdekur pasi ishin kapur në konflikt. Nga Ukraina në të gjithë Europë janë detyruar të zhvendosen 7.8 milionë njerëz, sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara. Këtu nuk përfshihen refugjatët brenda Ukrainës.

- Advertisement -

Humbjet e Rusisë në njerëz në këtë Iuftë ka arritur shifrën 339.400, sipas të dhënave të SHBA-së. Këtu përfshihet 84.600 ushtarë të vrarë, 253.800 të plagosur dhe 1000 të zënë rob.

Rusia humbi shumë edhe në mjete. Në statistikat e deritanishme të humbjeve ruse, numërohen afro 6 mijë mjete të blinduara ruse, mes tyre 2.892 tanke. Rusia në këtë Iuftë i humbi edhe 278 avionë, 261 helikopterë, si dhe 16 anije dhe varka.

Ushtria e Putinit megjithatë i ka intensifikuar sulmet mbi Ukrainën, pasi pësoi disfatë të madhe në jug të vendit, gjë që e detyroi të tërhiqej nga rajoni perëndimor, Kherson. Qyteti i Khersonit u çlirua nga trupat ukrainase dhe kjo ia mundësoi Ukrainës që të përparojë pas disa javësh me sulme në drejtim të urave të kontrolluara nga Rusia dhe pozicione tjera të ushtrisë së Putinit rreth Khersonit. Ky shënoi suksesin më të madh të Ukrainës në këtë Iuftë.

Objektivat ukrainas përfshinë suksesshëm urat përtej lumit, si dhe rrugët, pontonet, maunat dhe zonat e uljes. Në këtë sukses, Ukrainën e ndihmoi sidomos përdorimi inovativ i sistemit të raketave precize Himars, të cilat ia kishte dhënë SHBA-ja. Ripozicionimi i forcave ruse andej u bë i pamundur.

Në jug gjithashtu vazhduan sulmet ruse ditët e fundit. Centrali bërthamor në Zaporizhja u bë cak dhe mezi i shpëtoi më të keqës. Sipas Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore “shpërthime të fuqishme” goditën këtë central mbrëmjen e 19 nëntorit dhe mëngjesin e 20 nëntorit.

Çlirimi i Khersonit më 11 nëntor nuk ishte fundi i Iuftës. Rusia ende e ka nën pushtim 70% të atij rajoni që është në lindje të lumit Dnieper, për të mos përmendur një pjesë të Zaporizhia-s fqinje, dhe Donetskut e Luhanskut në lindje. Zelensky e quajti “fillimi i fundit” suksesin e madh, teksa ecte në rrugët e Khersonit të çliruar.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i bëjnë thirrje Ukrainës të negociojë me Rusinë, këshilltari kryesor i presidencës Ukrainase, Mykhaylo Podolyak i quajti “të çuditshme”. Sipas tij, negociatat me Rusinë do të ishin “kapitullim”.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -