9.4 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

84% e votave janë numëruar, ky është rezultati në zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi

- Advertisement -

Në zgjedhjet më të rëndëishme në vitet e fundit në Mal të Zi, sipas rezultateteve të para, do të duhet edhe një raund i dytë pasi që askush nuk ka arritur që të fitojë mbi 50% të votave.

Vendi po kalon nëpër krizë politike, pasi që Gjukanoviq shpërndau edhe Kuvendin disa ditë para zgjedhjeve për president ndërsa kryeministri në detyrë, Dritan Abazoviq, është shkarkuar disa muaj më parë por asnjë parti nuk ka arritur të krijonte shumicën e nevojshme për të emëruar kryeministër të ri.

- Advertisement -

Bazuar në 84 për qind të mostrës së përpunuar, Milo Gjukanoviq ka fituar 35,4 për qind të votave, Jakov Milatoviq 29,2 për qind, Andrija Mandiq 19,1 për qind, Aleksa Beçiq 11 për qind, Draginja Vuksanoviq Stankoviq 3,2 për qind.

Goran Danilović fitoi 1.3 për qind dhe Jovan Radulović 0.8 për qind.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -