-5 C
Pristina
28 Nëntor, 2020 - 09:13

75 vjet nga lindja e Jusuf Gërvallës, artistit dhe aktivistit të çështjes kombëtare

- Advertisement -

Në fshatin Dubovik të Deçanit më 1 tetor 1945 lindi Jusuf Gërvalla, i cili më vonë do të bëhej një veprimtar i çështjes kombëtare, shkrimtar, poet e këngëtar.

Ishte fëmiu i dytë i familjes, ndërkaq vëllezërit e tij ishin Hyseni, Bardhoshi dhe Avdyli. Shkollën fillore e kreu me sukses në vendlindje, teksa shkollën e mesme e vazhdoj në Pejë. Jusuf Gërvalla më vonë hyn në listën e studentëve në Degën e Albanologjisë në kuadër të Fakultetit Filozofik në Universitetin e Prishtinës. Përgjatë kësaj kohe ai e filloj punën si pëshpëritës në Teatrin Krahinor, i cili sot njihet si Teatri Kombëtar i Kosovës. Dikur ai vendos që shoqes së fëmijërisë dhe vajzës me të cilën këmbente letra t’ia jepte mbiemrin e tij. Me Suzanën, me të cilën njiheshin familjarisht, u martuan më 27 shkurt 1967, atëherë kur ajo i kishte 18 vjet, ndërkaq Jusufi 21. Nga kjo martesë ata i dhuruan jetë djalit Premtonit dhe vajzës Donikës.

Jusufi punoj në gazetën ”Flaka e Vëllazërimit”, si përkthyes nga maqedonishtja, serbishtja e sllovenishtja në shqip. Më 1 shtator 1973, Jusufi vazhdon në Rilindje si gazetar kulture. Madje, të tjerët e kujtojnë si gazetarin i cili udhëhiqte emisione muzikore dhe njëkohësisht shkruante për to. Më shumë sesa si gazetar, Gërvalla njihet si aktivist i çështjes kombëtare te publiku. Madje, në një moshë të re, ai bëhet pjesë e Lëvizjes Nacionalçlirimtare, e cila në atë kohë udhëhiqej nga Adem Demaçi. Në të njëjtën kohë ai dha kontribut edhe në letërsinë shqiptare.

Ai është autor i veprave “Fluturojnë e bien” (1975), “Kanjushë e verdhë”, (1978) , “Shtёpia nё kornizё”, “Skena nga jeta e fshatit” dhe “Shejat e shenjta” (1979). Këto përmbledhje u botuan në qytetet si Prishtina, Shkupi dhe Tirana.

Cështja kombëtare për të nuk mbeti vetëm aksion dhe kontribut, por edhe sakrificë jetësore, për të cilën përveç që e la keq familjen, e dha edhe jetën. 17 janari i vitit 1982 do të mbetet në kujtesën shqiptare si një datë e cila rezultoj me humbjen e tre veprimtarëve të çështjes kombëtare. Mesnata e ftohtë e janarit do të nxirrte zjarr nga arma e personave ende të panjohur, në afërsi të Untergruppenbach të Heilbronn-it, duke lënë të vrarë Jusuf e Bardhosh Gërvallën, bashkë me Haxhi Zekën.

Ndërkaq, sot nga Gërvalla kemi këngët e tij me përplotë mall për vendlindjen dhe me shije të veçantë artistike (“Do të kthehem nënë”, “Njeri ku je”, “Vena e Spanjës”, etj), veprat letrare si dhe kontributi atdhetar, ndër të cilat kujtojmë fjalimin e tij përgjatë vitit 1981: “Populli është i pagabueshëm, unë, ti, ai tjetri edhe mund të gabojmë, kurse populli që po tregohet kaq i durueshëm për realizimin e kërkesës që Kosovës t’i njihet statusi i Republikës, pa kurrëfarë dyshimi se do të dijë se deri ku shtrihen kufijtë e durimit për fitimin e statusit të Republikës”. Gërvalla do të mbetet përherë i gjallë në historinë dhe kujtesën e shoqërisë kosovare.

Të fundit

MPJD e Kosovës mbulohet nga flamuri kuq e zi

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është mbuluar ngjyrat kuq e zi. Flamuri kombëtar kuq e zi është vendosur në ballë te ndërtesës së...

Haxhiu: Veprimi i Arban Abrashit vepër penale, të veprojë policia e prokuroria

Anëtarja e LVV-së, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas lajmit se Ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi nuk ka respektuar masën e vetizolimit pas infektimit me...

Haradinaj: Nëse doni ta nominoni Murat Jasharin për president, mblidhni nënshkrimet

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po shprehet e bindur se lideri i saj, Ramush Haradinaj do të jetë presidenti i ardhshëm i vendit. Por,...

Veliu apel llapjanëve para zgjedhjeve: Mos bini pre e interesave të VV’së

Ministri i Mbrojtjes, Agim Veliu, njëherësh edhe ish-kryetar i komunës së Podujevës, i ka bërë thirrje qytetarëve llapjanë të dalin masivisht në zgjedhje. Veliu, përmes...

Arban Abrashi thyen rëndë ligjin, del në fushatë me COVID – a do të dënohet me 500 euro?

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka bërë një shkelje tërëndë ligjore. Pas nëntë ditëve që ka njoftuar se është i infektuar me virusin Covid-19,...

E ulët: Mjeku i QKUK’së e quan “gërxhul” Isa Mustafën, pyet nëse akoma është gjallë

Nuk janë të rralla komentet ofenduese ndaj kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës. Një i tillë është lënë edhe sonte në shkrimin...

Gazetarja austriake i përshkruan si “heronj politikë” Vjosa Osmanin e Albin Kurtin pas situatës së Speciales

Gazetarja austriake, Adelheid Wölfl, në një analizë të shkruar në mediumin prestigjioz vjenez ‘Der Standard’, lidhur me ish-anëtarët e UÇK’së që po akuzohen nga...

Të tjera nga rubrika