Marku nga Elbasani prezantoi historinë e tij këtë të mërkurë në emisionin “Aldo Morning Show”.
68-vjeçari kërkon një shoqe jete deri në vdekje. Ai u shpreh se kërkon që zonja që të përshtatet me të duhet që të mos jetë alkooliste dhe të mos pijë cigare.
“Qenka shumë e vështirë vetmia për mua. Kalova disa vite që isha i fortë. Tani mosha bën punën e vet. Unë nuk mund të rri dot vetëm. Dua një njeri që me të mirë dhe të keqe të pimë një kafe. Për këtë punë kërkoj një zonjë që përshatet me ato të miat. Raki nuk pi, duhan jo. Do hamë e do pimë ato që do na japë zoti.
Thjesht të komunikojmë, mirëmëngjes, mirëmbrëma. AIkooIiste të mos jetë. Cigare në gojë nuk desha. Nuk e pi vetë. Tani është normale, kafe do pijë. Kafe pi dhe unë, unë mund të pi turke ajo ekspres, do e pimë në klub. Të më dojë dhe ta dua, të më respektojë ta respektoj sepse jeta është shumë e shkurtër. Desha një shoqe jete deri në vdekje”, u shpreh ai.
Marku ka punuar mbi 30 vite në Greqi si elektricist. Ai ka qenë i martuar dhe është ndarë në vitin 2006. Marku tregoi se u nda nga gruaja pasi ajo nuk i tregoi për lidhjen që njëra vajzë e tij kishte me një djalë. 68-vjeçari nga Elbasani ka 4 fëmijë, 2 vajza dhe 2 djem, por asnjëri prej tyre nuk i flet prej vitit 2006.
“Gruan e kam marrë të vogël 20 vjeçe. U martova më 14 Korrik 1977. E kam dashur shumë, kam bërë 4 fëmijë me atë, dy djem dhe dy vajza. Kaluam një jetë normale. Rritëm fëmijët bashkë. E kam pasur punëtore, nuk e them kurrë atë, nuk e them që më ka luajtur në moral. Ka qenë e thjeshtë. Jeta qenka shumë e vështirë, arritëm që të ndahemi.
Në 2006 më iku vajza e vogël 16 vjeç në një kohë që gruaja e dinte që goca flinte me dhëndrin në shtëpi. Unë isha në ishullin Rodos dhe më thotë gruaja që iku vajza. E mori një çun me motor më thotë dhe iku. Në një kohë që e dinte dhe nuk më tregoi mua. Që në atë kohë e ndava. Pasi u ndava me gruan i ktheu fëmijët për vete. I kam vajzat në Athinë dhe dy çunat janë në Angli.
Vajza e mori atë djalin që deshi. Me dhëndrin flas, por vajza nuk më flet. I kam vajtur dy tre herë në shtëpi dhe më ka thënë babi dil përjashta se unë do thërras policinë. Që nga 2006 deri sot Marku nuk komunikon as me një fëmijë, as me gruan”, tha Marku.