20.7 C
Pristina
Monday, August 8, 2022

“5 veta të maskuar na suImuan”, rrëfimi i familjes që u suImua në kufi me Serbi

Vehbi Beqiri është një prej qytetarëve që është suImuar sonte derisa po udhëtonte për në Zveçan, atje ku tensionet janë rritur pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet për dokumentet serbe.

Beqiri në RTV Dukagjini ka treguar se ishte në veturë me bashkëshorten dhe vajzën, kur u suImuan nga pesë persona të maskuar.

Ai ka rrëfyer ngjarjen, duke thënë se ka parë shumë civilë, por edhe policë me uniforma.

“Unë si ju isha shumë i shqetësuar meqenëse si dëshmitar i asaj pjese sot, bashkë me familjen isha në fshatin Koshtovë dhe fillova që të nisem për në Mitrovicë, diku rreth orës 18:00, por fatkeqësisht, edhe pse kam përjetuar shumë kohëra të vështira, në jetën time, kjo sot ishte diçka e paparë, meqenëse para se t’i afrohem fshatit Rudare, në hyrje të Zveçanit, isha bashkë me familje, aty ishte rruga e bIIokuar, qëndronin shumë civilë por edhe me unforma, e kishin bIIoku rrugën dhe nuk lejuan veturën të kalojë”, ka thënë ai.

Tutje, Beqiri ka treguar se si ndodhi suImi.

“E bëra një kthim duke e pa situatën, u ktheva nga fshati Rudare dhe tentova të hyjë në rrugën nga ana e Zveçanit, nga ana e djathtë. Në atë moment, persona me uniforma, të armat0sur, të maskuar, të 5 ishin të maskuar, isha bashkë me vajzën dhe bashkëshorten, unë tentova që të vazhdoj në atë rrugë, por ata e bIIokuan dhe m’u desh që të kthehem dhe të vazhdoj, për në drejtim të komunës së Leposaviqit”, ka thënë ai.

Të fundit
Lajme të lidhura