8.6 C
Pristina
E diel, 4 Dhjetor, 2022
- Advertisement -

34 mijë franga i kushtoi trajtimi 80 vjeçares kosovare që vdiq në Zvicër, gjykata vendos t’i paguajë e bija e saj

Familjes mikpritëse, (bijës së të ndjerës) përveç pikëllimit, i kishte mbetur një faturë spitali prej 34 mijë frangash për ta paguar.

- Advertisement -

Një turisteje kosovare në Zvicër i është dashur të shkojë papritur në spital gjatë qëndrimit të saj në Freiamt (Kantoni Aargau. Më pas ajo ka vdekur në spital, transmeton. E bija e saj dhe spitali kanë bërë përpjekje për të siguruar financimin e kostove të trajtimit, duke menduar se Zyra e mirëqenies sociale në Villmergen duhet të paguante.

Por Gjykata e Lartë Federale ka vendosur në favor të komunës së Villmergenit: Shërbimi social i kësaj komune nuk duhet të paguajë për shpenzimet e trajtimit shëndetësor të kosovares.

Rasti ka ndodhur katër vite më parë, kur kosovares 80-vjeçare i ishte dashur të shtrohej në spital pasi kishte pësuar një goditje në tru teksa ndodhej për vizitë te vajza e saj, në Villmergen për Krishtlindje. Tetë ditë më vonë ajo vdiq si pasojë e sulmit në fjalë. Familjes mikpritëse, përveç pikëllimit, i kishte mbetur një faturë spitali prej 34 mijë frangash për ta paguar.

- Advertisement -

Pas një mosmarrëveshjeje ligjore katërvjeçare, Gjykata e Lartë Federale tani ka vendosur se kush duhet ta paguajë këtë shumë, shkruan “Aargauer Zeitung”.

Si spitali ashtu edhe vajza donin që zyra e mirëqenies sociale në Villmerg të paguante për shumën – por pa sukses. Për ndihmë urgjente, personi i prekur duhet të jetë ende gjallë, thuhet në vendimin e Gjykatës Federale. Megjithatë, duke qenë se e bija e të ndjerës nuk kishte deklaruar kurrë se ishte në një situatë emergjente, ajo nuk kishte të drejtë për përfitime sociale.

Spitali gjithashtu nuk është i autorizuar të mbulojë shpenzimet, pasi nuk ka respektuar afatet e nevojshme gjatë paraqitjes së ankesës. Kështu, sipas vendimit të Gjykatës Federale, hidhet poshtë ankesa e vajzës së të ndjerës ashtu si dhe e spitalit. /albinfo.ch/

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -