fbpx
-3.6 C
Pristina
E mërkurë, 8 Shkurt, 2023

30% e tërheqjes nga Trusti – nesër pritet të merret një vendim

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Nesër në Komisionin për Buxhet pritet të debatohet dhe më pas të merret një vendim nëse do të kalojë iniciativa qytetare për lejimin e tërheqjes së 30 % të parave nga Trusti.

Ky Komision pritet të mblidhet nesër (e mërkurë) në ora 10:00

Gjatë kohës kur anëtarët e komisionit do të diskutojnë e më pas të votojnë që iniciativa të shkojë në seancë plenare, i pranishëm do të jetë edhe iniciuesi i kësaj nisme, Adnan Jashari.

- Advertisement -

Jashari tha për Gazeta Blic se shpreson se anëtarët e komisionit do të votojnë PRO kësaj iniciative, e që më pas do të shkojë në Kuvend për debat dhe më pas do të hidhet në votim.

“Nuk kam informacione se si mund të votojnë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të minoriteteve, por shpresoj që të votojnë “PËR””, tha Jashari.

Kryetar i Komisioni për Buxhet është Armend Muja nga Lëvizja Vetëvendosje, e ku shpeshherë ai është akuzuar edhe nga iniciuesi por edhe nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, se qëllimisht po zvarrit me procedurat për këtë çështje.

Disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë thënë se mund të votojnë kurdo që nisma të shkojë në seancë plenare.

- Advertisement -

Të ndarë në vendime se si do të votojnë janë disa nga deputetë të minoriteteve (grupi Multietnik 6 plus), ku disa prej tyre publikisht kanë thënë se do të votojnë PRO e disa kundër.

Krejt kjo kërkesë për lejimin 30 për qind të parave nga Trusti ka ardhur kur qytetarët e Kosovës përmes më shumë se 20 mijë nënshkrime i janë drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës që t`u lejohet tërheqja e kësaj përqindje nga Trusti, me arsyetimin se çmimet pothuajse të gjitha janë ngritur.

Ky është tentimi i dytë për lejimin e tërheqjes së 30 për qind nga Trusti, e ku hera e parë kishte dështuar në Kuvend e që ishte nismë e deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu.

- Advertisement -

Para se komisioni për Buxhet të diskutojë nesër për Trustin, ka pasur edhe një protestë e organizuar nga iniciuesi, Adnan Jashari para Qeverisë e Kuvendit duke bërë thirrje që nisma të kalojë në seancën plenare të Kuvendit që do t`i hapte rrugë më pas tërheqjeve të parave.

Aktualisht Trusti ka mbi 170 milionë humbje.

- Advertisement -

Të fundit

Malo tregon si ekipi shqiptar arrriti të nxirrte nga rrënojat fëmijën 4-vjeç

Grei Malo, një pjestar i ekipit shqiptar të kërkim shpëtimit që ndodhet në Turqi, ka rrëfyer për Euronews Albania...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -