6.3 C
Pristina
E diel, 13 Tetor, 2024

“24 orë në ditë i promovojnë nëpër studio televizive dhe faqe portalesh vahabët e talebanët shqipfolës”

- Advertisement -

Analisti politik, Blerim Latifi ka reaguar në lidhje me sulmin që i është bërë mbrëmë gazetarit Valon Syla.

- Advertisement -

Ai përmes një postimi në facebook ka thënë se sulmi ndaj tij është paralajmërim i një shoqnie e cila sikur do të vetëshkatërrohet, që pastaj të shpallet i dështuar ky shtet dhe mbi dështimin e tij të justifikohet rikthimi i Serbisë.

“24 orë në ditë i promovojnë nëpër studio televizive dhe faqe portalesh vahabët e talebanët shqipfolës. Për secilën çështje të shoqnisë dhe shtetit i kanë bërë pika reference njerëzit pa edukatë qytetare, pa kulturë e dituri moderne, por me botëkuptime agresive mesjetare. Të tillët sot mund t’i shohësh veç në mediat e Kabulit dhe Tehranit”, ka shkruar Latifi.

- Advertisement -

Tutje, ai këtë sulm e ka krahasuar edhe me rastin e talebanëve dhe vahabëve.

Madje të tillët i kanë shndërru në superstarë të sferës publike. E pastaj çuditen pse ndodhë dhuna kundër atyre që, duke besu se jetojnë në një shoqëri europiane e liberale, e ushtrojnë të drejtën për të pasur mendim kritik mbi ta, por edhe të drejtën demokratike për t’i bërë subjekte komedie. Nëse nuk jeni hipokritë, nuk duhet të çuditeni fare, sepse aty ku talebanët dhe vahabët e diktojnë opinionin publik dhe kufijtë e lirisë së shprehjes, aty, mos sot nesër, do ta keni edhe përgjakjen e sferës publike”, përfundon statusi i tij.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -