7.4 C
Pristina
29 Tetor, 2020 - 05:31

21 vjet nga rënia e Abejës, Kadri Veseli bën një premtim elektoral

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kujtuar sot në 21 vjetorin e rënies së tyre, dëshmorët Bekim Berisha-Abeja, Xheladin Kurtaj, Agim Bajrami, Bedri Shala, Besnik Begunca, Elton Zherka dhe Përmet Vula.

Nëpërmjet një shkrimi në faqen e tij në Facebook, lideri i PDK-së ka thënë se për të përmbushur aspiratat e dëshmorëve dhe luftës së lavdishme të UÇK-së, duhet t’ia heqim njollën që i është vënë luftës sonë çlirimtare prej abuzimit me veteranët e rremë.

“Si sot 21 vjet më parë, në frontet e luftës së Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës kanë rënë heroikisht: Bekim Berisha-Abeja, Xheladin Kurtaj, Agim Bajrami, Bedri Shala, Besnik Begunca, Elton Zherka dhe Përmet Vula. Ne sot kemi arritur shumë falë sakrificës së tyre por Kosova nuk është akoma ajo që ata kanë ëndërruar. Na mbetet shumë për të bërë që të përmbushim aspiratat e Abesë dhe të mijëra dëshmorëve të tjerë, që të kemi një Kosovë të zhvilluar me shumë mundësi për të rinjtë tanë. Për të nderuar kujtimin e veprës së tyre, ne duhet t’ia heqim njollën që i është vënë luftës sonë çlirimtare prej abuzimit me veteranët e rremë. Ua kemi borxh dëshmorēve që të bëjmë më të mirën për UÇK-në dhe vendin tonë”, ka shkruar Veseli.

Të fundit

Polici pa maskë i shqipton një qytetari gjobë

Gjatë ditës gjobisin qindar qytetarë për mosmbajtje të maskave si masë për mbrojtje nga coronavirusi, por jo të gjithë policët i respektojnë vetë këto...

Engel: Milosevici nuk më la të futem në Kosovë më 1995, unë nuk e lashë atë të futet pas 1999

Ish-anëtari i Kongresit amerikan, përgjatë kohës sa Bill Clinton ishte president, Eliot Engel, ka rikujtuar kohën kur nuk u la të futet në Kosovë...

Konjufca zbulon sondazhin e fundit që ka bërë një parti: Do kemi diku 50 deputetë

Anëtari i Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka deklaruar se në sondazhin e fundit partia që përfaqëson ai po prinë e para në Kosovë.Konjufca ka thënë...

Clark: Jemi krenar me ato që ka arritur populli i Kosovës

Clark: Jemi krenar me ato që ka arritur populli i Kosovës Ish-komandanti suprem i NATO-s, Wesley Clark, ka thënë se është krenar me atë...

Të tjera nga rubrika