13.4 C
Pristina
Monday, May 27, 2024

2 punëtorë bien nga një lartësi në objektin ku punonin, dërgohen me emergjencë në spital

- Advertisement -

Mëngjesin e sotëm dy punëtorë që po kryenin punë ndërtimore në rrugën ‘Afrim Bytyqi’ në Prizren e kanë pësuar keq.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Spitalit Rajonal të Prizrenit kanë bërë me dije se dy punëtorët janë dërguar atje, me ç’rast njëri prej tyre ka pësuar Iëndime të rënda si pasojë e frakturës në këmbë, ndërsa tjetri ka pësuar Iëndime në bark.

- Advertisement -

Pas intervenimit të stafit mjekësor, gjendja e tyre shëndetësore është stabilizuar dhe ata ndodhen jashtë rrezikut për jetë, mirëpo njëri nga ta është hospitalizuar për të vazhduar trajtimin mjekësor të mëtutjeshëm nën përkujdesjen e mjekëve.

Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë me Inspektoratin e Punës dhe të njëjtit kanë kryer ekzaminimet që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

- Advertisement -

Sinjali mëson se viktimat dyshohet se kanë rënë nga një lartësi, teksa po punonin në një shtëpi private.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -