11 C
Pristina
Wednesday, October 5, 2022
- Advertisement -

2 mijë e 100 euro gjobë ndaj tre të akuzuarve për kanosjen e gazetarit Vehbi Kajtazi

Gjykata Themelore në Prishtinë u ka shqiptuar gjobë në vlerë prej 700 euro (secilit veç e veç) Brahim Hajvazit, Kadri Racit dhe Afrim Gashit, të akuzuar se në dhjetor të vitit 2021 përmes rrjeteve sociale kanë kanosur gazetarin Vehbi Kajtazi.

Aktgjykimi ndaj të akuzuarve u shpall të hënën nga gjykatësja e rastit Sulltane Hoti, pasi të akuzuarit e kishin pranuar fajësinë në seancën fillestare, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas këtij aktgjykimi, secili veç e veç është i obliguar të paguajë dënimin me gjobë në vlerë prej 700 euro brenda afatit të caktuar ligjor.

- Advertisement -

Gjykatësja Hoti njoftoi se në rast se dënimi me gjobë nuk realizohet, i njëjti do të zëvendësohet me burgim.

Të akuzuarit janë obliguar po ashtu t’i paguajnë edhe shpenzimet e paushallit gjyqësor në shumën prej 30 euro si dhe fondin për kompensimin e viktimave në shumë prej 30 euro.Ndërsa, pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore-juridike udhëzohet në kontest civil.

Ndryshe, në këtë rast akuzohet edhe Alban Hazrollaj për të cilin gjykatësja Hoti në seancën e kaluar bëri të ditur se gjykata ka njohuri se i njëjti gjendet jashtë shtetit, ndërsa me propozimin e prokurorit Eset Rama është veçuar procedura për të, me qëllim të efikasitetit të procedurës penale.Sipas aktakuzës më 14 dhjetor 2021, Brahim Hajvazi, Kadri Raci, Afrim Gashit dhe Alban Hazrollaj, përmes rrjeteve sociale e kanë kanosur seriozisht të dëmtuarin Vehbi Kajtazi.

- Advertisement -

Aktakuza thotë se, i pandehuri Hajvazi ka shkruar dhe ka komentuar në rrjete sociale dhe ka kanosur gazetarin. Gjithnjë sipas aktit aktuzues, Hajvazi e quajtur Kajtazin përdhunues dhe ka bërë thirrje për pushkatim.“…Vehbi q… duhet me vjerr para popullit ose pushkatim”, kishte shkruar Hajvazi derisa i dëmtuari kishte shfaqur ndjenja të frikës për jetë.

Kurse, i pandehuri Raci sipas kësaj aktakuze thuhet se ka kanosur seriozisht të dëmtuarin Kajtazi duke kërkuar t’i shkaktohen lëndime të rënda trupore.

“O ktij duhet me ja thy nofullen e nalt dhe të poshtme me lan gjytyrym këtë m… po ky asht i shitur garant të Rusia apo Serbia…”, kishte shkruar Raci përderisa tek i dëmtuari është shfaqur ndjenja e frikës për jetë.

- Advertisement -

Tutje, aktakuza thotë se i pandehuri Gashi përmes rrjeteve sociale kishte kërkuar t’i kallet familja e gazetarit.“Ti je biri i sh… ty duhet familjen e ty me të kall me cka ki”, kishte shkruar Gashi derisa tek i dëmtuari është shfaqur ndenja e frikës për jetë.

E i pandehuri Hazrollaj, sipas kësaj aktakuze thuhet se përmes rrjeteve sociale kishte shkruar se gazetarin duhet me vra në gojë.“Ti është mir me vesh ni fustan të shkurt e me shku me pununa per kafe te muzikës sa han m*t aty more pis meta q* nanën met vra në gojë”, kishte shkruar Hazrollaj, me të cilat fjalë e kanë kanosur seriozisht të dëmtuarin Kajtazi tek i cili është shfaqur ndjenja e frikës për jetë.

Me këto veprime, të pandehurit Hajvazi, Raci, Gashi dhe Hazrollaj, sipas aktakuzës secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme me gjobë ose me burgim deri në një vit.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -