20.7 C
Pristina
Monday, August 8, 2022

15 qenë endacakë suImojnë mjeken nga Prishtina, shtrihet në QKUK

Një mjeke e cila punon në Qendrë Klinike të Mjekësisë Familjare në pasditën e sotme është suImuar nga 15 qenë endacakë.

Rasti ka ndodhur pranë QKMF-së e afër ambasadës së Zvicrës, rreth orës 19:00

Mësohet se mjekja që u suImua është Kimete Surdulli.

Bashkëshortin i saj, Bujar Surdulli ka treguar gjendjen e saj.

Surdulli ka thënë se menjëherë pas suImit nga qentë endacakë ajo është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku ka qëndruar për tri orë dhe ka marr trajtimin e nevojshëm.

Pas, sulmit Surdulli ka pësuar thyerje të dorës dhe disa lëndime të tjera trupore.

“Është sulmuar nga 15 qenë, edhe për rreth tri orë kemi qëndru në spital, pasi që e ka thy dorën dhe e ka në gips”, ka thënê Surdulli për Paparacin.

Megjithatë kjo nuk është hera e parë që qentë endacakë po sulmojnë mjekë.

Ndryshe në prill të këtij viti tre mjekë ishin sulmuar nga qentë endacakë në QKUK.

Nga këta tre, vetëm dy prej tyre kishin kërkuar trajtim në klinikën Emergjente.

Ndryshe Komuna e Prishtinës, ka krijuar rreth 18 pika ushqyese për qentë endacakë, të cilat komuna i ka vendosur në disa lagje të Prishtinës për t’u ofruar qenve ushqim dhe për të lehtësuar mundësinë që të dërgohen për vaksinim dhe sterilizim.

Të fundit
Lajme të lidhura