12.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Si gabuan të gjithë me parashikimet për Iuftën në Ukrainë?

- Advertisement -

Më 22 shkurt 2022, kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, e ka pranuar një telefonatë nga homologu i tij amerikan.

Sipas Borrellit, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka thënë se Rusia, pas disa muajve të mbledhjes së forcave në kufi me Ukrainën, do ta pushtojë këtë shtet.

- Advertisement -

“Tony Blinken më ka telefonuar dhe më ka thënë, ‘Do të ndodhë këtë fundjavë’”, ka kujtuar Borrell në një fjalim të mbajtur muaj më parë.

“Dy ditë më vonë, në orën 5:00 të mëngjesit, ata kanë nisur bombardimet në Kiev. Ne nuk e kemi besuar se kjo do të ndodhte”.

- Advertisement -

“Nuk e kemi besuar se do të nisë lufta”, ka thënë ai.

Teksa tingulli i daulles së luftës sa ka shkuar e është forcuar në muajt para nisjes së luftës – më 24 shkurt 2022 – zyrtarë perëndimorë të inteligjencës, analistë ushtarakë dhe shkencëtarë politikë, kanë tentuar të kuptojnë synimet e presidentit rus, Vladimir Putin.

Ata e kanë analizuar edhe atë që është ditur për forcat e armatosura ruse dhe ushtrinë e papajisur të Ukrainës.

- Advertisement -

Shumë kanë besuar se Rusia nuk do të nisë luftë. Gabim.

Shumë të tjerë kanë besuar që edhe nëse nis, ushtria ukrainase do të mposhtej, kontrolli i Kievit do të fitohej brenda ditësh nga rusët dhe Qeveria ukrainase do të rrëzohej. Sërish gabim.

Një vit më vonë, teksa luftës nuk po i shihet fundi, analistët ende po tentojnë të kuptojnë si ka gabuar kaq shumë bota perëndimore.

“Unë nuk kam qenë pjesë e grupit që ka qenë i bindur se lufta do të nisë”, ka thënë Lawrence Freedman, profesor për studime të luftës në Kolegjin King të Londrës, në një koment të publikuar në dhjetor të vitit të kaluar.

“Kam qenë i bindur për mundësinë, mirëpo më është dukur hap i vetëkuptueshëm budallallëku dhe kam besuar që Putin ka opsione më të mira”.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Freedeman ka thënë se sipas këndvështrimit të tij, edhe zyrtarët amerikanë, edhe ata britanikë e kanë parashikuar se Putin do ta nisë luftën.

“Parashikimet e amerikanëve dhe britanikëve kanë rezultuar të sakta”, ka thënë ai për Radion Evropa e Lirë.

“Nuk ka dyshim se ka qenë sukses i jashtëzakonshëm i inteligjencës”, ka thënë Konrad Muzyka, analist i mbrojtjes me bazë në Poloni.

“Ne u patëm mësuar me dështimet e inteligjencës kur është fjala për Shtetet e Bashkuara: dështimi për të parashikuar pushtim në Gjeorgji. Siri. Gjithë zhvillimet përgjatë Luftës së Ftohtë, pushtimi në Hungari, në Çekosllovakinë e atëhershme”.

“Ajo çfarë ka parashikuar komuniteti i inteligjencës ka qenë e saktë”, ka thënë ai.

“Ata kanë bërë shumë paralajmërime, i cili me raste ka qenë luks, sepse zakonisht nuk jepen aq shumë paralajmërime”.

Jogatishmëria e shumë zyrtarëve perëndimorë për t’iu besuar këtyre paralajmërimeve ka qenë psikologjike, ka thënë Muzyka.

“Shumë njerëz kanë besuar që ‘tani jemi në shekullin XXI, konflikti është zhvilluar qe nëntë, tetë vjet’” në Donbas, në lindje të Ukrainës, ka thënë ai.

“Të gjithë kanë menduar se Rusia nuk do ta sulmonte një shtet sovran… që mbledhja e ushtrisë ka qenë blof. Ka ekzistuar një barrierë psikologjike”.

Kualiteti vs. Kuantiteti

Para nisjes së luftës, kanë qarkulluar dy qëndrime të ndryshme të ekipeve të inteligjencës, ka thënë Philip Davies, profesor për studime të inteligjencës në Qendrën Brunel për Inteligjencë dhe Studime të Sigurisë në Londër: “inteligjenca që ka paralajmëruar” dhe inteligjenca e “korrelacionit të forcave”.

“Nuk është fjala për kualitetin e koleksionit, por kualitetin e analizës”, ka thënë Davies.

“Analiza e inteligjencës paralajmëruese ka qenë jashtëzakonisht e saktë”, ka thënë ai.

“Paralajmërimet amerikane, të cilat kanë qenë më të zëshmet… kanë qenë të sakta në interval mes 7-10 ditësh, çka për këto situata do të thotë se ishte shumë e saktë”.

“Kjo ka të bëjë me fokusin”, ka thënë Freedman.

“Nuk ka qenë fokusi se çfarë kanë rusët afër kufijve. Pyetja është nëse do të përdoren pajisjet, aspekti i vështirë këtu është që të bëhen vlerësime për zgjedhjet e dikujt, për vendimet që nuk janë marrë ende”.

Modernizim apo jo…

Pushtimi i Rusisë në Gjeorgji më 2008 ka qenë i shpejtë si drita – pothuajse të gjitha luftimet kanë përfunduar brenda pesë ditëve – mirëpo konflikti ka vënë në pah problemet me forcat e armatosura, prandaj më vonë është investuar në modernizim dhe heqje dorë nga praktikat dhe pajisjet e periudhës sovjetike.

Pas një suksesi të shkallës më të vogël në Ukrainë, më 2014, dhe më vonë në Siri, vëzhguesit perëndimorë kanë ardhur në përfundim se reformat e kanë përmirësuar aftësinë e Rusisë për të vepruar shpejt, për t’i koordinuar veprimet, për të komunikuar më mirë dhe për të përdorur teknologji “të mençur”.

Më 2020, ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka deklaruar se rreth 70 për qind e pajisjeve të armatosura janë modernizuar.

Dhe, më pas ka ndodhur pushtimi i Ukrainës më 2022.

Disa muaj para se të niste lufta, agjencitë amerikane dhe britanike të inteligjencës, dhe shumë diplomatë kanë treguar në detaje se si Kremlini po e planifikon pushtimin.

Në nëntor të vitit 2021, drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) William Burns, ka udhëtuar në Moskë për t’i paralajmëruar drejtpërdrejt zyrtarët rusë kundër pushtimit.

Mirëpo, siç ka thënë edhe Burnsi më vonë, “unë kam lënë më shumë telashe sesa kur ka kam arritur atje”.

Me mbi 175.000 trupa ushtarake të pozicionuara rreth kufirit me Ukrainën, dhe me dominim detar në Detin e Zi, ushtria ruse është parashikuar që do ta merrte Kievin brenda ditësh dhe do ta rrëzonte Qeverinë e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Mirëpo, përpjekjet e Rusisë për ta marrë Kievin kanë dështuar shpejt – kryesisht për shkak të mbrojtjes së suksesshme ajrore në kryeqytet, e cila e ka parandaluar uljen e parashutistëve.

Në pjesën jugore, Rusia ka shënuar më shumë sukses, duke marrë kak i lëndimeve të marra nuk ka arritur t’u bëjë ballë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Në lidhje me këtë rast, detaje të tjera ka dhënë këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi.

Dalipi tha se një vajzë 14 vjeçare serbe e Kosovës vdiq për shkak të një narrative të rreme të propagandës së qeverisë serbe se serbët e Kosovës duhet të shmangin trajtimin nga mjekët shqitparë të Kosovës.

“Vajza, për fat të keq, pësoi një lëndim në shpretkë gjatë skijimit në qendrën skijimore në Brezovicë më 15 shkurt. Ajo është dërguar në spitalin e Mitrovicës së Veriut, 2 orë larg, duke anashkaluar dy më të afërtat (Ferizaj-30 min dhe Prishtinë-50 min). Dhe u bë tepër vonë për ta shpëtuar”,tha Dalipi.

Ai gjithashtu shtoi se janë dhjetëra mjekë shqiptarë me eksperiencë të mirë që mund ta kishin trajtuar vajzën në Ferizaj apo Prishtinë dhe se ndoshta ajo mund të ishte shpëtuar.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -