14.4 C
Pristina
Tuesday, September 27, 2022
- Advertisement -

11-vjeçarja ka qëndruar 1 muaj në strehimore, prokuroria thotë se familja ka kërkuar lirimin e saj

Prokuroria Themelore në një konferencë për media, raporton se 11-vjeçarja e cila dyshohet se u dhunua seksualisht në qershor dhe gusht të këtij viti, me vendim të prokurorisë ka qëndruar 1 muaj në strehimore.

“E mitura ka qëndruar rreth një muaji në strehimore. Më datë 21 korrik me kërkesë të familjes viktima është liruar nga strehimorja dhe të njëjtit kanë deklaruar se do të marrin përgjegjësi për vajzën e tyre”, tha ajo.

- Advertisement -

Ulaj ka treguar kronologjinë e ngjarjes për rastin e 11 vjeçares e cila dyshohet se përveç në muajin gusht ka qenë pre e dhunimit edhe në qershor.

“Kjo prokurori që nga fillimi i këtij rasti që ka pranuar në qershor të këtij viti ka ndërmarrë të gjitha veprimet. Fillimisht më 21 qershor e mitura ka da dalë nga shtëpia rreth orës 08:00 për të cilin rast nëna e ka raportuar në polici si person i zhdukur, me tu njoftuar prokurori i çështjes nga Departamenti për të Mitur, i njëjti ka autorizuar policinë në ndërmarrjen e veprimeve hetimore. Të nesërmen më 22 qershor në ora 08:20 në stacionin policor të veriut është gjetur e mitura dhe menjëherë është intervistuar në prezencë të punëtorit special dhe është dërguar në strehimore”, ka thënë Ulaj.

Ajo ka shtuar se Drejtoria e Hetimit të Trafikimit me Qenie Njerëzore është njoftuar dhe ka ndërmarrë veprimet hetimore pasi që kanë pasur dyshime se e njëjta ka qenë e shfrytëzuar seksualisht nga persona të ndryshëm.

- Advertisement -

“Më 22 qershor hetuesit kanë njoftuar Prokurorin nga Departamenti për të mitur dhe kanë paraqitur kërkesë për ekzaminim fiziogjinekologjik, në fund të kësaj urdhërese është kërkuar që kjo kërkesë të merret me urgjencë. Po të njëjtën ditë prokurori kujdestar nga Departamenti për të Mitur ka kërkuar ekzaminim fiziogjinekologjik. Më 23 qershor Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur urdhëresë për ekzaminimin e ADN-së në trupin e viktimës”, u shpreh zëdhënësja e Prokurorisë Themelore, Laureta Ulaj.

Ulaj shtoi se hetuesit e kësaj drejtorie kanë paraqitur kërkesë në Prokurori për sekuestrim dhe ekzaminimin e telefonit të viktimës.

“Më 24 qershor Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të telefonit të së dëmtuarës, dhe kjo kërkesë është aprovuar nga gjykata. Më 27 qershor është bërë kërkesë për tërheqjen e kamerave të moteleve ku supozohet se ka mundur të shkoj viktima dhe me datën 7 korrik prokurori i rastit e ka dëgjuar të dëmtuarën në prezencë të psikologes dhe të punëtores sociale”, tha Ulaj.

- Advertisement -

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore shtoi se Prokurori i Shtetit më 1 shtator ka marrë raportin nga Agjencia e Forenzikës pas ekzaminimit të telefonit të viktimës dhe pas këtij raporti kanë arritur t’i identifikojmë dhe ti gjejnë personat që kanë qenë të përfshirë në rastin e qershorit.

“Prokuroria ka arrestuar gjashtë persona që janë dërguar në ndalim prej 48 orës që janë dyshuar që kanë kryer veprën penale dhunim, trafikim i qenieve njerëzore, dhe shfrytëzim seksual të viktimës së trafikimit. Ata tashmë gjenden në paraburgim

Derisa me rastin që ndodhi në fund të muajit gusht, fillimisht u arrestuan dy persona më pastaj u arrestuan edhe dy persona të tjerë, dhe pastaj edhe personi i pestë. Të njëjtit gjenden poashtu në paraburgim”, tha Ulaj.

Ajo theksoi se po vazhdojnë hetimet në mënyrë që sa më parë të merr epilog ky rast.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -