5.5 C
Pristina
E diel, 13 Tetor, 2024

100 mijë euro gjobë për italianët që përdorin anglishten në komunikimin zyrtar

- Advertisement -

Italianët që përdorin anglishten apo gjuhë të tjera të huaja në komunikime zyrtare mund të përballen me gjoba deri në 100 mijë euro.

- Advertisement -

Këto janë rregullat e që pritet të vendosen nga një projektligj i ri i prezantuar nga Partia “Vëllezërit e Italisë”, të kryeministres Giorgia Meloni.

Fabio Rampelli, ligjvënës i dhomës së ulët, ishte ai që e prezantoi projektligjin që pritet të marrë mbështetjen e kryeministres.

- Advertisement -

Ndërkohë që projektligji pritet të ndalojë të gjitha gjuhët e huaja, duket se fokusi është te përdorimi i fjalëve në anglisht.

Në draft thuhet se “përdorimi i kësaj gjuhe turpëron dhe ofendon gjuhen italiane,” ndërsa shtohet se situata përkeqësohet edhe më tej prej faktit që Britania e Madhe nuk është pjesë e Bashkimit Europian.

Projektligji, i cili ende nuk ka dalë për debat parlamentar, kërkon që kushdo që mban një detyrë në administratën publike të ketë “njohuri me shkrim dhe orale dhe zotërim të gjuhës italiane”.

- Advertisement -

Ai gjithashtu ndalon përdorimin e gjuhës angleze në dokumentacionin zyrtar, duke përfshirë “akronimet dhe emrat” e roleve të punës në kompanitë që operojnë në vend.

Entitetet e huaja do të duhet të kenë botime në gjuhën italiane të të gjitha rregulloreve të brendshme dhe kontratave të punës. /a2news/

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -