24.7 C
Pristina
24 Korrik, 2021 - 22:03

Ҫun Lajҫi e bën ‘hor’ Daut Haradinajn: Rri n’Marigona Rrezidencë, se tybe n’Zotin s’u bane kryetar

Ҫun Lajҫi në një postim të tij në Facebook ka kritikuar liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn. Thotë se vetë Haradinaj na ka mashtruar disa herë për Çakorrin.

Ndërsa tani, Lajҫi shkruan se ‘Dauti paska shkrua: Nëse Ramushi e merr Prishtinën (demek nëse m’bani mua kryetar komune)i kthen tokat e Malit t’Zi’.

Ai pyet se cilat toka do me i kthy, ato që i bleu për 3.50 cent apo ato që i fali kur u bë kryeministër.

Ai shkruan tutje se nuk do të bëhet Daut Haradinaj kryetar komune, pasi vëmendjen e kanë tek arkitekti.

Postimi i plotë:

Prap me rrena!

Njiherë na luti neve rugovanave, me votua për kryeministër.

– E mira na tha e ka t’mirën. Ju mua votat, unë juve Çakorrin!

U mashtruem dhe e votuem. Ai u ul n’fotele, Çakorri shkoi n’Mal t’Zi!

S’dyti prap e rrehi tupanin: Me votoni për President, n’daçit m’ua kthye Çakorrin!

– Neve na dogji çorba herën e parë, e i frymë kosit herën e dytë!

Tash Dauti paska shkrua: Nëse Ramushi e merr Prishtinën (demek nëse m’bani mua kryetar komune)i kthen tokat e Malit t’Zi!

Cilat toka don me i kthye?

Ato që i bleu për 3 euro e 50 cent, apo këto që i fali kur u ba Kryeministër?

Jo more! Le t’rrinë tokat ku janë, e ti rri n’Marigona Rrezidencë, se tybe n’Zotin s’u bane kryetar, me sa po bahet Gucia Shqipni!

Jo, s’po pimë çorbë ma, veç kos e kjumsht po pimë, prej tutës mos po na digjën buzët!

Arqitektit ia kemi vu synin, se ky s’po premton as toka as detna!

Të fundit

Të tjera nga rubrika

Hapësirë reklamuese